I jashtëzakonshëm “Tysoni shqiptar”, nokauton hungarezin

Boksi

I jashtëzakonshëm “Tysoni shqiptar”, nokauton hungarezin

Më: 1 prill 2017 Në ora: 21:48
Nuri Seferi

(E plotësuar) - Nuri Seferi ka regjistruar fitoren e 46 në karrierë, pasi e mposhti boksierin Laszlo Hubert

Nën brohoritjet e mbi 3 mijë shqiptarëve të mbledhur në sallën në Burgdorf të Zvicrës, Nuri, që njihet me nofkën “Tysoni Shqiptar”, arriti të mposhtte hungarezin me “Knock Out” në raundin e katërt duke e rrëzuar dy herë në dysheme.

Kjo është fitorja e 46 e Nuriut në karrierë, 42 nga të cilat i ka të regjistruara nokaut.

Kjo fitore i hap rrugë boksierit shqiptar nga Maqedonia për t’i sfiduar katër boksierët më të mirë në Evropë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat