Nimani nokauton gjeorgjianin në Gjermani

Boksi

Nimani nokauton gjeorgjianin në Gjermani

Nga: K.Goca Më: 2 prill 2017 Në ora: 13:00
Besar Nimani e Halit Nezaj

Boksieri shqiptar Besar Nimani dëshmoi cilësitë e tij, duke e hedhur në dysheme gjeorgjianin Paata Varduashvili. Ai bëri paraqitje të jashtëzakonshme, duke boksuar me një teknik të hatashme dhe e nokautoi kundërshtarin qysh në rundin e tretë. “Meçi është zhvilluar  në Westhalle Dortmund të Gjermanisë  dhe ka qenë një atmosferë fantastike. Nimani fitoi në rundin e tretë me nokaut. Ai boksoi me mençuri dhe  me goditje të forta, duke detyruar kundërshtarin para kohe ta hedh peshqirin. Në këtë mbrëmje sportive kishin ardhur edhe vëllezërit Avdimetaj nga Munihu të njohur me nofkën Toni Kraft dhe James Kraft për ta mbështetur Nimanin”, tha Halit Nezaj, menaxher për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat