Uragani shqiptar shpallet kampion bote në versionin WBU

Boksi

Uragani shqiptar shpallet kampion bote në versionin WBU

Më: 2 prill 2017 Në ora: 21:54
Tefik Bajrami është shpallur kampion i botës në versionin WBU në kategorinë Cruizer 886 – 90.7 Kg.

Uragani shqiptar është shpallur kampion bote në versionin WBU, i cili detyroi kundërshtarin ta dorëzojë meçin

Uragani Shqiptar, Tefik Bajrami, ka zhvilluar ndoshta ndeshjen më të rëndësishme në karrierën e tij në boksin profesionist.

Ai është shpallur kampion i botës në versionin WBU në kategorinë Cruizer 886 – 90.7 Kg.

Për të arritur te ky trofe, Bajrami mposhti argjentinasin Diego Javier Sanabria, duke e detyruar ta dorëzojë meçin në raundin e nëntë për shkak të goditjeve të rënda që mori, me ç’rast ia lëndoi rëndë syrin.

Meçi u zhvillua në Kriens të Luzernit para 1000 shikuesve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat