Luan Krasniqi: Abraham e meritoi fitoren kundër Robin Krasniqit

Boksi

Luan Krasniqi: Abraham e meritoi fitoren kundër Robin Krasniqit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 05:00
Luan Krasniqi

Boksieri me origjinë shqiptare dhe njëri nga legjendat e boksit në Gjermani, Luan Krasniqi ka thënë se Arthur Abraham ka fituar me meritë meçin ndaj bashkëkombësit të tij Robin Krasniqi.

Abraham e mposhti me pikë pas përfundimit të 12 raundeve Krasniqin, në duelin e vlefshëm për kategorinë super të mesme të boksit profesionist.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë, dhe një reklamë për boksin. Arthur Abraham është fitues me meritë i kësaj ndeshjeje”, ka thënë Krasniqi pas meçit, raporton gazeta gjermane Bild.

Pas këtij meçi, Abraham do të sfidojë kampionin e botës, meksikanin Gilberto Ramirez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat