Florian Marku fitoi pak minuta më parë ndeshjen e sotme ndaj serbo-boshnjakut Stefan Suskavcevic.
Ndeshja zgjati vetëm dy minuta duke përfunduar me fitoren e Markut.
Ai u vu në vështirësi vetëm në fillim të saj pasi Suskavcevic e lidhi Markun duke e mbajtur afër tij.
I pranishëm në fitoren e Florian Markut ishte edhe kapiteni i kombëtares, Lorik Cana.