Kosova përfaqësohet me shtatë boksierë në Podgoricë

Boksi

Kosova përfaqësohet me shtatë boksierë në Podgoricë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:18
Shefki Bogujevci gjatë një këshille

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Shefki Bogujevci, shpreson se do të paraqiten sa më mirë në turneun ndërkombëtar në Mal të Zi, “Trofeu i Podgoricës”. “Boksierët e Kosovës me 27 prill udhëtojnë për në Podgoricë, ku do të marrin pjesë ne turneun ‘Trofeu i Podgoricës’. Turneun mbahet me 27- 30 prill, i cili është mjaft i fortë, ku pritet të marrin pjesë 15 shtete me 136 boksierë.

Kombëtarja e  Kosovës përfaqësohet me 7 boksier – juniorë: 57 kg Erdonis Maliqi; 60 kg Drilon Thaçi, 66 kg Gramos Berisha, 70 kg Dionis Mexhuani, 52 kg Shpejtim Bajoku; 64 kg Çlirim Zekaj dhe 64 kg Flamur Sejfijaj.  Krahas boksierëve, gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, do ta ndajë drejtësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat