Gjyqtari i njohur i Kosovës në 4 foto e në 4 kohë, ja ndryshimet dramatike të tija

Boksi

Gjyqtari i njohur i Kosovës në 4 foto e në 4 kohë, ja ndryshimet dramatike të tija

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2017 Në ora: 15:12
Ilustrimi në katër kohë

Njeriu ndryshon vit pas viti, kjo është e padiskutueshme! Ish-kryetari i Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës në periudhën e okupimit, Bashkim Xhigoli, ndryshe ish-gjyqtar i mirënjohur, i cili referoi edhe disa vjet pasluftës, pa dyshim se shumica e njohin për kokëfortësinë që ka, nuk duron padrejtësi, ka bërë një ilustrim tejet interesant të ndryshimit të tij. Ai ka ilustruar katër foto në katër kohë, në vitin 1978, 1996, 2006 e 2014. Fotoja e vitit 2014 nuk dallon shumë me at si duket sot.

Kur e shikon foton e vitit 1978, tregon se sa ka qenë i hareshëm, por fotoja e vitit 1996 apo pas 18 vjetësh, tregon shenja të forta të ndryshimit, me mustaqe e mjekër, por i pathinjur! Ndryshimi dramatik vjen në vitin 2006, kur ndërron paksa pamjen, duket paksa më i thinjur sikurse edhe ajo e vitit 2014. Karakteristikë është se ndryshimi është aq i madh apo dramatik, për faktin se në vitin 1978 shihej me flokë të gjata, por mosha e pjekurisë e bënë të veten dhe ndryshimi ka qenë i pashmangshëm i tij.  Bashkimi me gjithë moshën që ka, ka kaluar të 50-ta, ende duket i hareshëm dhe fuqiplotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat