Çartet Joshua, nokautoi Klitschkon

Boksi

Çartet Joshua, nokautoi Klitschkon

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2017 Në ora: 22:48
Joshua vs Klitschko

(E plotësuar) - Anthony Joshua është kampion i botës në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO. Joshua në festë, Klitschko në lot dhe ngushëllohet nga vëllai i tij, Vitali.  Wembly në festë, ndërsa Joshua është i lumtur dhe falendëron të gjithë për përkrahjen e madhe.

Mbrëmje e keqe për Klitschkon, mbrëmje e madhe për Joshua. Ukrainasi bie në nokaut në rundin e 11-të, duke pësuar një nga humbje më të rënda në karrierën e tij.  

Image

Pa dyshims e rundi i 11-të ka qenë i jashtëzakonshëm dhe në dominim të boksierit britanik, i cili u vërsul me gjithë makinerinë e tij, duke i dhënë disa goditje të pastra Klitschkos, saqë u humbi edhe rrugën dhe dy herë e hodhi në tokë. Anglezi dëshmoi pamposhtmërinë e tij dhe sikur u pa në rundet e 8-të, 9-të dhe të dhjetë, se po e ruan gjithë energjinë për në fund. 

Image

Rundi i 11-të: Joshua futet furishëm, me synim që ta godas sa më shumë Klitschkon. Në fakt, Joshua godet fortë keq Klitschkon, duke e hedhur në dysheme. Joshua sërish në ofensivë dhe Klitschko prapë në tokë. Atmosferë e zjarrtë në stadium. Joshua e nokautoi ukrainasin, sa gjyqtari ndërpreu meçin. 

Rundi i dhjetë: Boksieri britanik godet një herë mjaft papërshtatshëm ukrainasin. Ky meç me shumë ka qenë me shtyrje, si duket po vërehet një lodhje apo ruajnë energjinë për dy rundet e fundit. 

Image

Rundi i nëntë: Joshua u tregua mjaft i rrezikshëm me disa goditje ndaj rivalit.

Rundi i tetë: Nuk pati ndonjë goditje të fortë, taktizime, secili prej tyre shikonte të përfitonte në gabimet e rivalit. 

Rundi i shtatë: Një meç i baraspeshuar, si njëra palë po ashtu edhe tjetra, boksuan me kujdes të lartë.

Rundi i gjashtë: Klitschko me mjeshtrin e tij e hodhi në tokë Joshuan. Klitschko tregoi cilësitë e tija madje me një goditje të fortë që Joshua bie në tokë. 

Rundi i pestë: Joshua shpërtheu me grushte madje pas disa sekonda Klitschkon e rrëzoi në tokë, duke e ndezuar palestrën. Joshua i jashtëzakonshëm, duke mos lejuar të marrë frymë ukrainasin. Joshua dha disa goditje të forta, duke e elektrizuar stadiumin. Vërtet ka qenë rundi më atraktiv,  edhe Klitschko luftonte dhe iu rikthye me disa goditje Joshuas.  

Rundi i katërt: Pa dyshim se ky është "Meçi i Vitit", dy boksierë të jashtëzakonshëm, Klitschko mëton të sulmojë, ai jep goditje direkte. Joshua orvatet dhe disa herë u mundua ta fus në pozicion të palakmueshëm ukrainasin.

Rundi i tretë, të dy boksierët më agresiv, shkëmbyen grushte, duke ngritur në këmbë edhe mbi 90 mijë shikues në stadium. Joshua e Klitschko, po elektrizojnë edhe më shumë atmosferën

Image

Rundi i dytë, Joshua tenton të zë në befasi ukrainasin. Ai disa herë tentoj të godas, ndërsa Klitschko është i vemendshëm.  Megjithatë, luftë e baraspeshuar apo siç njihet në zhargonin sportiv respekt i ndërsjellë.

Rundi i parë, Joshua e Klitschko, dy boksierët taktizojnë. Shikojnë dobësitë e njëri-tjetrit. Si njërin po ashtu edhe tjetri synojnë të godasin fortë.Një atmosferë e paparë, boksierët të gatshëm, emocione të mëdha. Të gjithë mezi e presin këtë luftë të madhe ndërmjet dy boksierëve të njohur.

Gjithçka gati në Wembley, mbi 90 mijë shikues, atmosferë e zjarrtë, ku zhvillohet "Meçi i Vitit ndërmjet boksierit britanik Anthony Joshua dhe ukrainasit Wladimir Klitchkos.

Ky meç cilësohet si "Meçi i Vitit" mes dy boksierëve të shquar dhe që sjellin emocione në mesin e tifozëve. Ky meç është i vlefshëm për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat