U dërmua nga Joshua por Klitschko është futur në histori pas asaj që bëri

Boksi

U dërmua nga Joshua por Klitschko është futur në histori pas asaj që bëri

Më: 30 prill 2017 Në ora: 11:55
Wladimir Klitschko dhe Joshua

Boksieri legjendar, Wladimir Klitschko është mposhtur nga britaniku Anthony Joshua në ‘meçin e shekullit’ të zhvilluar në Wembley Stadium të Londrës.

Joshua e nokautoi ukrainasin në raundin e 11-të duke u shpallur kampion bote në titujt WBA dhe WBO, ndërsa posedon edhe titullin IBF.


Klitschko arriti ta bëjë atë që askush nuk kishte arritur në 18 meçet e kaluara të Joshuas.

Por, edhe pse u mposht Klitschko është futur në histori pasi është boksieri i vetëm që ka arritur ta nokautojë boksierin 27-vjeçar. Klitschko këtë e bëri në raundin e gjashtë, ku lansoi disa goditje të furishme në drejtim të Joshuas.

Kjo humbje ishte e para me nokaut e Klitschko pas më shumë se 10 vitesh, e fundit me nokaut ishte në meçi në prill të vitit 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat