Boks, Joshua synon duelin 1 miliardësh

Boksi

Boks, Joshua synon duelin 1 miliardësh

Më: 2 maj 2017 Në ora: 05:25
Joshua

Fitoi ndeshjen e jetës dhe tashmë mund të shijojë frytet e një pune të gjatë. Anthony Joshua është mbreti i ri i boksit por ky fakt nuk e ndal, ai synon limite të reja. Me ngjitjen në fronin e më të mëdhenjve, AJ kërkon të mbushë edhe arkën personale me një duel që mund të arrijë vlerën e 1 miliardë dollarëve.  Sfida me Klitschkon i mbushi xhepat e britanikut me 71 milionë Euro, por në rast se përballja e radhës do të zhvillohet në një stadium më të madh, atëherë edhe të ardhurat do të rriten ndjeshëm.

Sipas stafit të tij, Joshua është për momentin personaliteti më i lakuar sportiv, madje ai ka arritur të ketë popullaritetin e emrave të mëdhenj si Ali e Frazier. Marka e tij mund të zgjerohet me shpejtësi marramendëse edhe përtej kontinentit dhe objektivi është që dueli i radhës të zhvillohet në një stadium gjigand dhe në tregje me të mëdha.

Një hipotezë është edhe stadiumi olimpik i Pekinit por edhe Afrika. Dueli i së Shtunës u transmetua falas në shumë vende të botës por tashmë me konfirmimin e djaloshit nga Ëatfordi, çmimet do të jenë të kripura për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjekin nëpërmjet televizionit.

Momentalisht, hipoteza më e mundshme është revanshi i Klitschkos por dueli me ukrainasin e drejton Joshua vetëm në një destinacion, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një tjetër hipotezë është edhe derbi britanik me Tyson Fury që ka nisur të stërvitet në pritje të rimarrjes së liçensës në Qershor. Për Joshua, Fury është kundërshtari ideal sepse vetë ai e ka deklaruar që do të ishte dueli i parë që mund të gjenerojë plot 1 miliardë dollarë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat