Bogujevci e ‘Zizi’ herë miq e herë ‘armiq’, çfarë kanë të përbashkët?

Boksi

Bogujevci e ‘Zizi’ herë miq e herë ‘armiq’, çfarë kanë të përbashkët?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2017 Në ora: 11:24
Ilustrim, foto e bëra nga Shpend Ahmeti

Dy asat e boksit,  Mehmet Bogujevci e Aziz Salihu, kanë një të përbashkët në muajin maj! Veçori e dy ish-boksierëve të mirënjohur, se si njëri po ashtu edhe tjetri janë me poste të ndryshme. Bogujevci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, kurse ‘Zizi’ kryetar i KBO Prishtina. Salihu është fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, si dhe Sportist i Shekullit, kur Bogujevci nënkampion bote në vitin 1978 për amatorizëm! Karakteristikë është se shumë herë janë miq e disa herë armiq sportiv, por mbi të gjitha kur është momenti vendimtarë dhe për çështje madhore bëhen bashkë, siç ishte rasti kur u mbajt Kuvendi Zgjedhor i FBOXK-së. Bogujevci sot ka datëlindjen dhe bëri 66 vjet! Cila është e përbashkëta mes Salihut dhe Bogujevcit? ‘Zizi’ me 1 maj bëri 63 vjet, pas dy ditësh edhe Bogujevci festoi datëlindjen dhe diferenca mes tyre është tri vjet! E përbashkëta është se diferenca në datëlindje është dy ditë! Ilustrimin po e publikojnë bardh e zi, pasi që Mehmeti e ka edhe të ruajtur në arkivin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat