Shala synon titullin e kampionit të Holandës

Boksi

Shala synon titullin e kampionit të Holandës

Nga: Abdyl Salihu Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:01
Shala

Boksieri i njohur nga Prizreni, Naser Shala, po përgatitet për Kampionatin e Holandës në boks që në program është në fund të muajit. Ai për  “Arena Ring” para këtij aktiviteti të rëndësishëm ka zhvilluar bisedë me Shalën kosovar dhe i njëjti shpreson se sivjet do të fitoj titullin. “Ndeshjen e fundit e kam zhvilluar në mars në Koln të Gjermanisë ku kam boksuar në Eurolige për Holandën, ku pata një takim kundër gjermanit me prejardhje nga Maroku po me vendimin unanim te gjyqtare ndeshja u shpall me barazim. Tani synim kam kampionatin e Holandës ku po marr pjesë për të dytën herë.

Vjet u ballafaqova kundër kampionit të Holandës ku edhe pse isha shumë më i mirë se ai në fund fitues doli ai. Sivjet gjasat për kampion i kam 50-50, e them këtë pasi unë nuk jam vendas dhe kjo pak do të ndikoj edhe në referim. Por prapëseprapë unë do jap maksimumin që sivjet të shpallem kampion”, tha Shala duke shtuar se përgatitjet po i zhvillon me intensitet të shtuar. “Përgatitet jam duke i zhvilluar me intezitet të shtuar dy herë në ditë, në palestër tek klubit dhe vrapim në natyrë.

Por nuk po mungojnë edhe sparinget të cilët i kam të shumtë në palestër”, deklaroi boksieri i klubit “The Golden Glovs”. “Nga tani kam tre oferta që të paraqitem në boksin profesionist dhe mendoj se kjo do të jetë një motiv shtesë që unë të triumfoj në këtë garë. Por nga ana tjetër, besoj se do të paraqitem edhe në Kampionatin evropian dhe botëror pasi gjithnjë kjo ka qenë ëndrra ime”, deklaroi Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat