Konfirmohet dueli epik në boks mes Alvarez dhe Golovkin

Boksi

Konfirmohet dueli epik në boks mes Alvarez dhe Golovkin

Më: 7 maj 2017 Në ora: 10:01
Saul Alvarez

Është konfirmuar data 16 shtator kur do të përballen dy prej boksierëve më të mirë të kategorisë së mesme, Saul Alvarez dhe Gennady Golovkin.

Adhuruesit e kategorisë së mesme u gëzuan kur pas fitores së Alvares ndaj Cesar Chaves të shtunën mbrëma u konfirmua menjëherë dueli i radhës.

Saul Alvarez i cili njihet si Canelo konfirmoi se Golovkin do të jetë kundërsthari i tij i radhës në duelin që do të mbahet më 16 shtator të këtij viti.

Sipas Guardian, Canelo dhe Golovkin nënshkruan marrëveshjen për duel javën e kaluar, kurse vendi ku do të mbahet dueli epic ende nuk është caktuar.

Golovkin ka një record perfekt prej 37 fitoresh dhe asnjë humbje.

Adhuruesit e kategorisë së mesme të boksit mezi kanë pritur përballjen e dy prej boksierëve më të mirë të kësaj kategorie që më në fund do të realizohet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat