Gjithçka gati për turneun ‘Lah Nimani’

Boksi

Gjithçka gati për turneun ‘Lah Nimani’

Nga: Kemajl Goca Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:59
Latif Demolli e Rrustem Konjuhi

Federata e Boksit e Kosovës konfirmoi se gjithçka është gati për turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” në boks. Organizatorët zotohen se turneu do të organizohet në mënyrën më të mirë për trajnerin më të suksesshëm që kishte Kosova, të ndjerin Lah Nimani. Sipas zëdhënësit të Federatës, ecuria e përgatitjeve po shkon fort mirë dhe beson e shpreson se do të marrin pjesë boksierët më të mirë në mirë në turneun tradicional që zhvillohet me  27 – 28 maj.

Gjysmëfinalet do të mbahen me 27 maj në orën 17,00, kurse finalet me 28 maj, pra të gjitha në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat