Përballja e shekullit

Boksi

Përballja e shekullit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:12
Ilustrim

Përballja e shumëpritur mes kampionit të MMA Conor McGregor dhe ish-kampionin e boksit Floyd Mayweather, i tërhequr në 2015-ën me një rekord 49-0, është shumë afër kthimit në realitet. Në fakt, irlandezi mësohet të ketë hedhur firmën e tij për atë që mund të kthehet në përballjen e shekullit. Lajmërimi për nënshkrimin e McGregor është dhënë nga presidenti i UFC-së, Dana White, pas përfundimit të ndeshjes së parë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm mes Boston dhe Cleveland në finalet e Konferencës së Lindjes të NBA-së.Nuk janë zbuluar akoma kushtet e kontratës, shkruan telesport. Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë McGregor. Për momentin nuk është përcaktuar akoma një datë për zhvillimin e këtij dyluftimi, ndërsa Mayweather po vazhdon të shijojë jetën e tij si “pensionist”. Në fakt, në një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram, boksieri amerikan ka treguar Rolls Royce-in e tij të gjashtë të bardhë, me një vlerë prej 2,1 milionë funtesh...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat