Dueli i boksit për titullin IBF nën masa të rrepta sigurie, nuk do të lejohen çantat në stadium

Boksi

Dueli i boksit për titullin IBF nën masa të rrepta sigurie, nuk do të lejohen çantat në stadium

Më: 24 maj 2017 Në ora: 05:14
Kell Brook dhe Errol Spence Jr

Eddie Hearn ka bërë të ditur se tifozët që do të marrin pjesë në meçin e boksit ndërmjet Kell Brook dhe Errol Spence Jr, do t’u nënshtrohet kontrolleve të detajuara të sigurisë.

Masat e sigurisë janë forcuar për të gjitha evenimentet që prej sulmit të të hënës mbrëma në Mançester, ku nga shpërthimi i një bombe në koncertin e Ariana Grandes humbën jetën 22 njerëz, kryesisht të rinj.

Promovuesi i njohur, Eddie Hearn, ka njoftuar se pjesëmarrësve në Bramall Lane nuk do t’u lejohet të fusin çanta në stadium.

Dhjetëra mijëra tifozë pritet ta përcjellin meçin ndërmjet Brook dhe Spence Jr për titullin IBF në kategorinë e peshave të lehta në boks.

“Kemi pasur takime me klubin e futbollit Sheffield United (që e ka në pronësi stadiumin Bramall Lane), forcat policore të South Yorkshire dhe Bordin britanik të kontrollit të boksit, për të diskutuar rreth operacioneve të sigurisë për evenimentin e të shtunës”.

“Një kontroll i rrepte trupor do të aplikohet në hyrje, ndërsa në stadium nuk do të lejohen çanta”, ka thënë Hearn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat