Boksieri nga Greqia, Natizanian Vogkan, triumfoi në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili u mbajt në kryeqytetin e Kosovës. Në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, janë zhvilluar shumë meçe interesante, por ai që duhet veçuar gjithsesi është në kategorinë 91 kg, ndërmjet boksierit shqiptar Donald Pauluca dhe atij grek, Natizanian Vogkan.
Pas tri rundeve greku shënoi fitore dhe nga juria ky boksier u shpall edhe më i miri i turneut. Tekniku më i mirë u shpall Vensan Kirkov (Bullgaria), çifti me luftarak Besart Pireva (Kosova)-Daniel Markeu (Shqipëria), si dhe boksieri më i mirë vendorë u zgjodh Flamur Sejfifaj, ndërsa ai për Fair-Play Shpend Gafurri.