Haxhi Krasniqi ka dy fjalë interesante për Seferin!

Boksi

Haxhi Krasniqi ka dy fjalë interesante për Seferin!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2017 Në ora: 11:00
Krasniqi e Seferi

Boksieri i mirënjohur, Haxhi Krasniqi, i ka shkruar dy fjalë për mikun e tij, Veton Seferi. Krasniqi beson e shpreson se do të dëgjohet zëri i Diasporës në institucionet e larta të shtetit të Kosovës.

“Miku im i nderuar Veton Seferi, unë personalisht jam shumë i lumtur që Ti do e përfaqëson Rininë e Kosovës dhe të gjithë popullin shtetdashës sikur edhe Diasporën tonë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ti dhe e mbarë Familja e juaj Seferi nga Prekazi legjendar, jeni shembull i së mirës, i fitores dhe i suksesit edhe në Bavari (Bayern) të Gjermanisë.

Krenohem me TY, besoj në fitoren tënde dhe besoj se përmes teje do të përfaqësohen denjësisht Prekazi e Skenderaj dhe do të dëgjohet zëri i Diasporës më fuqishëm se kurrë në institucionin më të lartë të shtetit”, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat