Isufi përgatitet për sfidën me peruanin

Boksi

Isufi përgatitet për sfidën me peruanin

Nga: K.G. Më: 8 qershor 2017 Në ora: 13:44
Shefat Isufi e Halit Nezaj

Fiks edhe një muaj dhe boksieri  i mirënjohur shqiptar, Shefat Isufi, do të del në mejdan në ballafaqim me boksierin nga Peruja David Zegarra. Kjo sfidë do të zhvillohet për titullin WBO Intercontinental, bënë të ditur Halit Nezaj, ambasadori i boksit shqiptar. “David Zegarra ka 32 meçe, 31 fitore, 19 fitore me KO dhe një rezultati i kundërshtarit është shumë i lart e pozitiv, prandaj Shefat Isufi nuk do ta ketë lehtë këtë fitore. Shefat Isufi posedon WBA, PABA e IBF, kurse tani lufton për titullin WBO Itercontental kampion bote. Sipas Ambasadorit të boksit shqiptar Halit Nezaj njëherit menexher i mediave dhe marketingut Shefat Isufit tregon se të gjitha përgatitjet për meçin e radhës kanë përfunduar njëherit dhe është përgatitur edhe me kampion gjerman boksierin e famshëm Graciano Rocchigiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat