Ish boksieri i mirënjohur shqiptar, Luan Krasniqi, është i pikëlluar, i cili ka humbur një mik të madh.
“Lajmi për vdekjen e Rene Monses më pikëlloi shumë. Ai ishte shoqërues i karrierës time në vazhdimësi. Unë dhe Rene, u takuam si në rangun amator po ashtu edhe në atë profesionist. Dhe, përkundër rivalitetit tonë sportiv, patëm respektin e ndërsjellë. Ishte një sportist dhe njeri i mrekullueshëm. Ngushëllimet e mia ia përcjelli familjes dhe i dëshiroj forcën e gjithë botës!”, shkruan Krasniqi. Në fakt, ai ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare.