Mayweather – McGregor, meçi drithërues i boksit! White: McGregor nuk ka frikë

Boksi

Mayweather – McGregor, meçi drithërues i boksit! White: McGregor nuk ka frikë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 10:56
Ilustrim

Boksieri Floyd Mayweather dhe sportisti i UFC-së, Conor McGregor do të përballen mes tyre në një sfidë boksi më 12 raunde, më 26 gusht, në Las Vegas. Lajmi është zyrtarizuar sot orët e para të mëngjesit, nga të dy sportistët, që kanë përdorur rrjetet sociale për të konfirmuar marrëveshjen.

Boksieri Floyd Mayweather dhe sportisti i UFC-së, Conor McGregor do të përballen mes tyre në një sfidë boksi më 12 raunde, më 26 gusht, në Las Vegas. Lajmi është zyrtarizuar sot orët e para të mëngjesit, nga të dy sportistët, që kanë përdorur rrjetet sociale për të konfirmuar marrëveshjen.Sipas mediave amerikane e atyre britanike, sportistët pritet të përfitojnë mbi 100 milionë dollarë nga kjo sfidë, e cila do të zhvillohet në peshën “welter”. Dueli di të zhvillohet në “MGM Arena” të Las Vegasit, “shtëpia” e Mayweather, aty ku ka zhvilluar 12 përballjet e fundit si boksier, para se të tërhiqej, dy vite më parë, raporton telesport.

Mayweather ka një rekord prej 49 fitoresh dhe asnjë humbje në karrierën e tij, një ikonë e këtij sporti. Ndërsa McGregor ka një rekord prej 21 fitoresh e 3 humbjesh në MMA dhe 9 fitoresh e 1 humbje në UFC, një ikonë e arteve marciale mikse.

Ai që ka folur sot për mediat është presidenti i UFC-së, Dana White, që ka thënë: “Jemi të rrethuar nga njerëz të zgjuar dhe arritëm marrëveshjen me Floyd dhe stafin e tij. Marrëveshja më e pamundur është realizuar. Nuk them se këtë duel do ta fitojë McGregor apo Mayweather. Por arsyeja se përse McGregor është një sportist i madh është se ai nuk ka frikë askënd, përballet me këdo. Ai do të përpiqet ta mundë edhe Mayweather”, tha Dana White.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat