Ëndrra e Gashit

Boksi

Ëndrra e Gashit

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 13:45
Agon Gashi

Familja Gashi e cila me prejardhje është nga Prizreni, mund të mburret lirisht se po përfaqëson në mënyre të denjë Kosovën ne arenën ndërkombëtare e sidomos në Gjermani ku kjo familje jeton dhe vepron. Dy vëllezër dy kampion të madhej që premtojnë shumë, Denis Gashi kampion i Evropës në 2015 dhe Agon Gashi i treti i Evropës në 2013. Ky i fundit ka qene dhe dy herë kampion i Gjermanisë  në U19 dhe U21. Ai ka zbuluar për “ArenaRing” se edhe ai si vëllai i tij shumë shpejt do të kalon në boksin profesionist. Në pyetjen tonë se si ndodhi që ai të merret me boks, djaloshi kosovar na tregon se për këtë fajtor ka qen fqiu i tij. “Me boks kam filluar nga mosha 10- vjeçare, kurse ai qe na futi ne këto ujëra ishte fqiu um, Eric Pfeiffer i cili ka qen kampion i AIBA-s. Talentin tim e vërejti edhe trajneri im i cili pas disa muajve më futi edhe në ring ku edhe arrita fitoren e parë. Kështu vazhdova edhe me gara tjera, ku prej rezultateve më të larta është bronzi nga kampionati evropian.

Po ashtu ne karrierën time kam fituar edhe në disa turne vendore dhe ndërkombëtare, ndërkohe që jam edhe 2 herë kampion i Gjermanisë”, thotë Gashi. Ai shton se është i kënaqur me mbështetjen që ia jep klubi i tij BE Lohne si dhe përkrahjen e pa rezervë që ka nga prindi i tij Milazim Gashi, që e falënderon publikisht. “Momentalisht jam në reprezentacionin e Gjermanisë por në disa turne nuk kam mundur të marr pjesë se isha i angazhuar edhe me shkollimin. Tani jam më i lirë dhe do vazhdoj përgatitjet për kampionatin evropian e botëror, normal nëse kualifikohem”, pohoi Agoni, duke shtuar se ëndrra e tij është paraqitja në profi. “Së bashku me vëllain tim, Denisin, ëndërr kemi që të paraqitemi në boksin profesionist dhe do të punojmë maksimalisht që këtë të realizojmë shumë shpejt”. Në fund ai tha se gjithnjë po i përcjell paraqitjet e boksierëve të Kosovës dhe e gëzon fakti se ata gjithnjë po ngritën lart dhe se çdo sukses e gëzon atë dhe familjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat