Pacquiao pëson humbje, titulli i WBO-s shkon për boksierin australian

Boksi

Pacquiao pëson humbje, titulli i WBO-s shkon për boksierin australian

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 10:20
Jeff Horn

Ish-mësuesi i shkollës fillore, Jeff Horn ka befasuar kampionin Manny Pacquiao.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, filipinasi ka humbur titullin e kampionit botëror WBO.

Tre gjyqtarët e boksit i dhanë fitoren 29-vjeçarit australian, i cili triumfoi në saje të rezultatit 117-111, 115-113, 115-113.

“Ky është vendimi i gjyqtarëve. Unë e respektoj këtë”, tha 38-vjeçari Pacquiao.

Filipinezi, kampion botëror me tetë tituj, tashmë ka humbur katër nga nëntë luftërat e fundit.

Horn, 29 vjeçar në këtë formë ka arritur kuotën e 17 fitoreve dhe ka vetëm një humbje në karrierë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat