Vritet luftëtari i ringut

Boksi

Vritet luftëtari i ringut

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 17:16
Aaron Rajman

Luftëtari i MMA Aaron Rajman është vrarë në moshën 25-vjeçare me armë zjarri në shtëpinë e tij në West Boca Raton të Floridës. Sipas the Sun-Setinel, disa njerëz të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e tij duke i shtirë me armë zjarri e më pas duke u larguar, raporton telesport..

Rajman është një peshë pupël me një karrierë modeste 2-2 si profesionist.

Herën e fundit që ai u fut në oktogon ishte maji i 2016, duke humbur ndaj Luis Raul Gomez Alvarez me nokaut. Policia është shprehur se akoma nuk dihen motivet e incidentit, dhe akoma nuk ka të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat