Dalipi dhe Kicaj organizojnë mbrëmje humanitare të kickboxit në Prishtinë

Boksi

Dalipi dhe Kicaj organizojnë mbrëmje humanitare të kickboxit në Prishtinë

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 12:26
Dalipi dhe Kicaj

Më 29 korrik 2017 për herë të pestë Thaiboksierët nga e gjithë bota do të vijnë në Kosovë, Prishtinë jo për të fituar ndonjë titull, por për të qenë pjesë e një mbrëmjeje bamirësie që e organizojnë dy shqiptarë, Mustaf Kicaj dhe Evren Dalipi. Që nga viti 2013 deri në 2016, Mustaf Kicaj kishte mbledh 50.000 franga zvicerane dhe i kishte dedikuar të gjitha për Ligën e Kancerit në Zvicër “Krebsliga”. Më 29 korrik kampioni i katërfishtë botërorë, Mustaf Kicaj, njëherësh themeluesi i shkollës për Thaibox, “Musti Gym”, në bashkëpunim më djaloshin nga Shkupi, Evren Dalipi kanë mbledhur boksierë të klasit botërorë. Përveç kësaj, Kicaj dhe Dalipi kan plane më të mëdha këtë vite. Në Kosovë në Palestrën sportive Pallati i Rinisë në Prishtinë ku dhe do të mbahet organizimi shpresojmë do të jetë e mbushur dhe të paktën shpresojmë të mbledhim një shumë të konsiderueshme të hollash.

Arsyeja e kësaj mbrëmje humanitare është që me të hollat që do mblidhen ti ndajmë në 2 pjesë, për fëmijë të sëmur dhe tjetra për fëmijët jetim. Ata shpresojnë se edhe të tjerët do të mbështesin idenë e tyre dhe të organizojnë ngjarje të karakterit të tillë. Më 29 korrik do të zhvillohen rreth 30 meçe në Kosovë. Janë veçanërisht krenar Mustaf Kicaj dhe Evren Dalipi për taiboksierët nga vendet e huaja të cilët do të ngjiten në ringun e Prishtinës. Një tjetër përballje do të jetë ku atë mbramje do vijnë shumë Emra të njohur të Boxit dhe Kickboxit Kicaj dhe Dalipi ftojn dashamirët e Sporteve luftarake që të vijnë në këtë gala mbrëmje bamirësie, ngase me prezencën e tyre nuk do të shikojnë vetëm spektakël boksi, por edhe do të ndihmojnë të gjithë fëmijët e sëmurë dhe jetimë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat