McGregor i reagon Tysonit: Ta kthesh pas deklaratën

Boksi

McGregor i reagon Tysonit: Ta kthesh pas deklaratën

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 12:34
Conor McGregor

Conor McGregor ka reaguar sot pas deklaratës që ish-boksieri i peshave të rënda Mike Tyson tha se “irlandezi i arteve marciale mikse rrezikon të mbetet i vdekur gjatë duelit në boks me Floyd Mayweather”. Sfida mes McGregor dhe Mayweather do të zhvillohet më 26 gusht, në Las Vegas. “I dashur Mike, do të të detyroj të kërkosh ndjesë, ta kthesh pas deklaratën e bërë kundër meje. Ai duel do të jetë i imi”, u shpreh Conor McGregor gjatë një deklarate për shtyp, të publikuar në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Mayweather është i pamposhtur në ring në 49 duele të zhvilluara si profesionist dhe konsiderohet nga të gjithë si favorit për ta fituar këtë përballje në boks, aty ku McGregor debuton në ring. Një sfidë që më së shumti pritet të jetë një “show” mediatik, pasi të dy sportistët ikonë në sportet e tyre do të fitojnë nga 100 milionë dollarë. Ditët e fundit, irlandezi i UFC-së ka nisur stërvitjen e fortë në ring me boksierin Paulie Malignaggi, duke kryer fazën e fundit përgatitore para sfidës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat