Një fotografi sa një mijë fjalë! Sportet luftarake janë atraksion në vete dhe gjithkush nuk mund të merret me të. Vëllezërit Mahalla janë të njohur në Kosovë e me gjerë, që dhanë shumë për sportin e karatesë.
Shtatë vëllezërit Mahalla, Fahriu, Ganiu, Syla, Rexha, Hakiu, Nebiu e Halili, janë emra që në periudhat e ndryshme sakrifikuan e kontribuuan për sportin në përgjithësi. Ajo që duhet veçuar gjithsesi është një foto, ku shihet Halili, vëllai më i vogël, tashmë është kryetar i KK Kastriotit nga Ferizaj, dhe Nebiu, ish karateist i mirënjohur, tani trajner, se si e demonstrojnë stilin e sporteve luftarake në këtë foto. Përveç karatesë Mahallët janë marrë e merren edhe me kick-box, full-kontakt etj.