Salihu: Besim e teprove, boll me gabimet tuaja!

Boksi

Salihu: Besim e teprove, boll me gabimet tuaja!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2017 Në ora: 16:13
Aziz Salihu

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, është revoltuar në kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani. ‘Zizi’ apo fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos, ka akuzuar Hasanin, se po e pengon dhe sipas tij, e ka ftuar vetëm dy orë para manifestimit solemn për nder të njëvjetorit të medaljes së artë olimpike që e ka fituar krenaria e sportit tonë, Majlinda Kelmendi. “Nuk është e hera parë, që Besim Hasani gabon, sikurse ka gabuar shumë herë. Medalja ime olimpike vlen shumë dhe e di e gjithë bota se kush është Aziz Salihu, dhe shumica e vendeve të botës e kanë njohur Kosovën përmes meje. Të gjithë e kanë ditur se Azizi është shqiptar nga Kosova.

Këto gjëra i pengojnë Besimit, nuk jam kundër Majlindës, kam qenë shumë i gëzuar kur ajo ka fituar medaljen e artë olimpike, sepse e di se kam një emër të madh pas vetes, pra të nivelit tim. Unë e kam pasur të vështirë në atëkohë, kur kam siguruar kualifikimin për Lojërat Olimpike si shqiptar në mesin e 25 milionë banorëve të ish Jugosllavisë.

Kam qenë numër një në ish Jugosllavi, ku ka qenë edhe Mehmet Bogujevci, i cili ka marrë pjesë në një olimpiadë në Moskë në vitin 1980. Sot, Besimi, mos të isha unë në atëkohë të okupimit dhe edhe në Liri, ai nuk do të ishte në Komitet Olimpik. Ai mi ka humbë krejt meritat, edhe e di ai që jam i rrahur edhe nga okupatori serb. Unë me disa shokë jemi themelues të Komitetit Olimpik të Kosovës. Ai e mori me sa e di unë me dhunë e me para postin e kryetarit, edhe pse ai erdh në këtë pozitë, unë nuk isha kundër tij, por shumë sportistë nuk e donin. Unë dje, dy orë para se të mbahet manifestimi për njëvjetorin e Majlindës, kur isha edhe në hall të madh pasi vajza lindi, i lash të ata e për hir të Majlindës shkova në manifestim. Ai u dashtë një javë më herët apo dy të më ftojë, jo kur me ka pa në qytet dhe atëherë i ka ra ndërmend për Sportistin e Shekullit. Unë jam i medalisti i parë i Kosovës, dhe thjesht nuk më pëlqej manifestimi,  sepse nuk mbahet me 20 njerëz.

O Besim, shumë herë të kam sugjeruar që me ia organizuar Majlindës një manifestim të madh në qendër të Prishtinës, që të jenë mbi 50 mijë veta. Më erdh keq edhe për Mehmet Bogujevcin, që ishte lënë në rreshtin e katërt, krejt prapa, u skuqa nga gjendja që e pash Mehmetin, dhe pash disa njerëz që kurrë më sport nuk janë marrë. Më shumë u përmenden ata se sa Aziz Salihu e Mehmet Bogujevci etj. Deri kur do të jesh kryetar Besim, i cili me sa e di është i dënuar për një rast. Këta që i fton, më shumë i ka për marketing politik, sepse nesër i duhen për vota. Ky bënë çmos të jetë në KOK edhe në të ardhmen jo si kryetar por në ndonjë pozitë tjetër. Nëse jam gjallë, ai nuk do të jetë kryetar, sepse boll me rrena e mashtrime. Unë kam menduar t’i thërrasim edhe medalist tjerë olimpik, si Shaban Tërstenën, Shaban Sejdiun, Luan Krasniqin, pse mos të thërras edhe futbollistë me emër botëror, si Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Shkodran Mustafin, sepse ne jemi shqiptarë të gjithë, nuk ka dallime.

Besim deri kur më kllapat e tuaja, të ftosh ata që nuk janë marrë me sport, a skuqesh pak apo jo. Sepse kur i ki yjet e gëzon Majlindën, duket paksa e ke dëshpëruar me manifestim, sepse ajo është pasuria e shtetit të Kosovës. Kam thënë disa herë, se Majlinda atë ditë kur ka ardhur nga Rio në aeroport të Prishtinës, u dashtë mia dhuruar çelësat e banesës katërdhomëshe në qendër të Prishtinës, që me pa bota se sa shumë e vlerësojmë, jo vetëm të dalim në foto. Jo si Azizin që e keni lënë anash dhe rrugëve. Keni gabuar me Azizin, mos gaboni me Majlindën. Ajo kryesi e KOK-ut duhet sa më shpejt me dhanë dorëheqje, edhe pse nuk jam kundër askujt, por e keni tepruar. Besim Hasani nuk ka qenë as sportist kur unë kam qenë në majën e botës dhe ka ëndërruar ai atëkohë me dalë në foto me mua. Më vjen keq, që sot që kanë qenë dy - tre veta në Komitet, nuk janë më, si Mehmet Bogujevci, Fatmir Makolli, Ismajl Kosumi dhe ndokush tjetër që i kanë larguar. Nuk jam në Komitet Olimpik edhe pse jam pjesëmarrës në tri olimpiada.

Besim, kërko falje që më ke ftuar me vonesë, ose ndoshta kur me pa në qytet, edhe atëherë të ra ndërmend për mu.  Besim, ne jemi sportist të mëdhenj, por tregoma ti biografinë tënde se çfarë sportisti ke qenë. Sporti është sport dhe nuk jemi të politizuar. Më vjen keq një emër se kam pa aty, ka mundur me qenë edhe Fadil Vokrri, një ish futbollist i madh botëror. Më duket se e kë bë një manifestim sa për të thënë dhe hequr qafesh”, thotë Salihi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat