Nesër fillon trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës

Boksi

Nesër fillon trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:27
Ilustrim

Komiteti Olimpik i Kosovës do të fillojë që nga e premtja trajnimin për trajnerë të federatave të ndryshme.

Të parët që do të ndjekin trajnimin janë Federata e Boksit e Kosovës. Ligjërues i tyre sipas një komunikate të KOK-ut, do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Bullgaria, Mihail Takov.

Trajnimi mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë, derisa zgjatë deri më 17 gusht.

“Të njëjtin nivel të trajnimit bazik, Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) e kishte mbajtur edhe vitin e kaluar, bashkë me pesë federata tjera. FBOXK ka kërkuar vijimin e trajnimit të njëjtë, por me trajnerë të ndryshëm. Deri në fund të vitit, KOK-u do të organizojë edhe trajnimet për Federatat e Çiklizmit, Notit, Atletikës, Shigjetarisë, Karatesë, Volejbollit, Taekëondos, Xhudos, Pingpongut dhe Basketbollit. Për të gjitha këto, KOK-u ka marrë përgjigjen pozitive nga Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët mbështesin mbajtjen e trajnimeve. SO i KON-it zakonisht mundëson mbajtjen e dy trajnimeve brenda një viti, por këtë herë KOK-ut i është mundësuar të mbajë 11 sosh. KOK me planin strategjik, krahas ngritjes së kapaciteteve të administatorëve të sportit, në fokus i ka edhe trajnerët dhe sportistët, të cilët janë prioritete strategjike”, thuhet në komunikatën e KOK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat