Fillon trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës

Boksi

Fillon trajnimi për trajnerët e Federatës së Boksit të Kosovës

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 14:26
Pamje nga seminari

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës ka filluar kursi për trajnimin e trajnerëve të Federatës së Boksit të Kosovës (FBOX).

Dhjetëra trajnerë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së FBOXK, në trajnimin që po mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë.

Mirëseardhje atyre ju uruan kryetari i FBOXK-s, Ramadan Selimi, i cili është autorizuar nga KOK-u për të monitoruar kursin, si dhe sekretari i përgjithshëm, Mehmet Bogujevci.

Ligjërues do të jetë eksperti ndërkombëtar nga Bullgaria, Mihal Takov, i cili u shpreh i lumtur që për herë të dytë do të ligjërojë në Kosovë.

“Jam i kënaqur që me ndihmën e Komitetit Olimpik të Kosovës, Federatës së Boksit të Kosovës, Federatën e Boksit të Evropës (EUBC) dhe Botës (AIBA), unë jam përzgjedhur të vijë dhe të ligjërojë sërish këtu. Këtu ka trajnerë të rinj që duan të mësojnë gjëra të reja. Nëse ka trajnerë të mirë do të ketë edhe boksierë dhe boksiere të suksesshme. Unë do të ligjëroj edhe për grupmosha të reja”, tha Takov për faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

FBOXK kishte vijuar të njëjtin trajnim bazik edhe vitin e kaluar, të organizuar po ashtu nga KOK-u, por këtë herë kanë kërkuar që trajnimin ta bëjnë me trajnerë të tjerë.

Deri në fund të vitit, KOK-u do të organizojë edhe trajnimet për Federatat e Çiklizmit, Notit, Atletikës, Shigjetarisë, Karatesë, Volejbollit, Taekwondos, Xhudos, Pingpongut dhe Basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat