Ky është deri tash basti më i madh i vënë për Mayweather

Boksi

Ky është deri tash basti më i madh i vënë për Mayweather

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 06:39
Floyd Mayweather dhe Connor McGregor

Një kazino në Las Vegas këtë të premte pranoi një bast për bokserin Floyd Mayweather që ishte aq i madh, sa që sistemi kompjuterik nuk kishte mundur ta përballonte.

Një bastvënës anonim vuri një bast prej 800 mijë dollarësh në South Point Casino, që Floyd Mayweather do ta mposhtë Connor McGregor, shkruan ESPN.

Kampioni i pamposhtur Mayweather ndeshet më 26 gusht në Las Vegas ndaj luftëtarit të arteve marciale të shndërruar në bokser, Connor McGregor, andaj mbetet të shihet nëse bastvënësi i 800 mijë dollarëve do të dalë fatlum pas këtij meçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat