A do të boksojë “pastër” McGregor?

Boksi

A do të boksojë “pastër” McGregor?

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 00:29
ilustrim

Ndeshja e madhe Mayweather – McGregor po afron dhe së fundmi është ngritur pyetja: A do të jetë në gjendje 29-vjecari irlandez të boksojë pastër ndaj një kundërshtari që deri më sot nuk ka patur rivalë? “Pretty Boy” do të ngjitet në kuotën e 50 fitoreve, duke kaluar rekordin perfekt të Rocky Marcianos nëse do të triumfojë në Nevada ndaj kampionit të UFC-së Mc Gregor, megjithatë pas pamjeve të bëra publike të duelit përgatitor Conor McGregor – Paul Malignaggi 40-vjecari nga Shtetet e Bashkuara deklaroi se mënyra e boksimit nga ana e “Mystic Mac” ishte tepër e pistë.

Thellë thellë që të gjithë e kuptojmë që “Money” me një shprehje të tillë nënkupton një mënyrë shumë të pandershme boksimi, gjithsesi fakt është që 36-vjecari nga Brooklyn Malignaggi, që u tërhoq nga boksi në muajin mars, rrëfeu për BBC se ai ka dyshime të mëdha nëse McGregor do të jetë i aftë për të boksuar pastër ndaj Mayweather. Për hir të së vërtetës Malignaggi, ish-kampion i botës në IBF në peshën deri 66,7 kg, nga viti 2007 deri në 2008 si dhe në versionin WBA nga 2012 – 2013-ën hoqi dorë nga roli i tij si “sparring” pas pamjeve filmike, që shfaqnin rrëzimin e boksierit amerikan, gjatë ndeshjes përgatitore ndërmjet tyre. Malinaggi shtoi që intensiteti i McGregor është dicka e mirë, por ai vetë nuk është i bindur nëse Conor mund të boksojë pa bërë ndërhyrje të gabuara.

Malignaggi shpjegoi që kur distanca ndërmjet tyre ishte e shkurtër Mc Gregor bëhej tepër konfuz. Për hir të së vërtetës boksimi në distancë të afërt është gjëja më e vështirë në këtë sport, e natyrisht nuk mund të mësohet në vetëm disa muaj, gjithsesi 29-vjecari irlandez së fundmi ka afruar në stafin e tij gjyqtarin e famshëm Joe Cortez, që figuron gjithashtu në Hall of Fame, për ta përshtatur me rregullat e boksit, pikërisht në sfidën e tij të debutimit në këtë sport. Në krahun tjetër Floyd Mayweather Jr. në një telekonferencë për gazetarët deklaroi se pavarësisht pranisë së gjyqtarit me eksperiencë Joe Cortez në skuadrën e irlandezit ai vuri re shumë parregullsi, ku binin në sy sidomos godithet pas koke, sidoqoftë “Pretty Boy” qartësoi se detyra e tij nuk është për t’u shqetësuar për këtë, por thjesht të lërë gjyqtarin që të bëjë punën e tij.

Mayëeather iu rikthye enkas sportit pikërisht për këtë ndeshje, pothuajse 21 vjet që nga takimi i tij i parë në boksin profesionist, ndërkaq sido që të rrjedhin gjërat Conor McGregor në anën tjetër do të shpërblehet për debutimin e tij në sportin e boksit me shumën stratosferike 100 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat