Aziz Salihu: Labinot Tahiri, shoku im!

Boksi

Aziz Salihu: Labinot Tahiri, shoku im!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2017 Në ora: 16:12
Aziz Salihu

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ish boksieri i mirënjohur Aziz Salihu, ndryshe kryetar i KBOX Prishtina, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot” se me këngëtarin e mirënjohur dhe njëherësh deputetin e Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, nuk ka asgjë të keqe, por e ka mik shumë të mirë dhe e respekton.

“Pas problemeve që i kam në shtëpi, në familje, ç’ është e vërteta kam një mori probleme, që lutem t’i largoj sa më shpejt. E dinë të gjithë se jam themeluesi i Komitetit Olimpik, as nuk kam shkuar jashtë Kosovës në kohën e okupimit që të bëhem milioner! E dinë të gjithë sa jam i rrahur dhe i maltretuar nga regjimi kriminal i Serbisë dhe UDB-ja. Gaboj nganjëherë edhe unë si çdo njeri në botë, nuk domethënë që jam kundër këngëtarit dhe deputetit Labinot Tahirit, sepse njihem moti me të.

Ai është një burrë i mirë. E di edhe ai që më ka premtuar për banesë, por jam i sigurt se e mban premtimin. E shihni që kanë probleme për formimin e Qeverisë, e  sigurisht ai është i ngarkuar me shumë andej. Labi është njeri i mirë, kurrë s’kam pasur keq me të, por nuk e di kah dolën ata fjalët kundër tij. Unë gjithë e kam mirë me të. Ju e dini se Komiteti Olimpik i Kosovës me ka tradhtuar, po ashtu edhe Federata e Boksit ta mbaj premtimin e dhënë. E din të gjithë se unë jetoj me qira, nuk po kam mjete mi paguar të gjitha hallet që më preokupojnë, sepse ato të ardhura që i marrë me shkojnë të gjitha për barna. I lutem popullit tim të më ndihmoj, i cili me shëroj mua me solidaritetin që tregoj atëkohë. Skamja e bënë të veten, nuk është lehtë për mua të ballafaqohem me të gjitha si ish sportisti numër një në ish Jugosllavi dhe jam sportist i shekullit”, tha Salihu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat