Mayweather – McGregor: Koha e fillimit të meçit dhe transmetimi

Boksi

Mayweather – McGregor: Koha e fillimit të meçit dhe transmetimi

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 22:39
Mayweather – McGregor

Ajo që nisi vetëm si një thashethem, tani është një realitet.

Pasi të dy luftëtarët pranuan të flasin për këto thashetheme, ata vendosën që ta zhvillojnë një meç, i cili sa është interesant, është edhe i çuditshëm.

Floyd Mayweather – njëri prej boksierëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave – kundër Conor McGregor, një luftëtar i arteve marciale – UFC, i cili është po aq i aftë në fushën e tij, por nuk ka aspak përvojë në boks.

Kanë mbetur edhe pak orë para fillimit të njërës prej ndeshjeve më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë në sportin e boksit.

Koha e fillimit të meçit

Meçi mes McGregor dhe Mayweather që do të zhvillohet në T-Mobile Arena të Las Vegasit, nuk ka një orar të saktë të fillimit të meçit.

Ajo që dihet deri më tani është se shou i përgatitur nga organizatorët do të fillojë në orën 4:30 të mëngjesit të së dielës (me kohën e Kosovës), derisa ndeshja pritet të fillojë rreth orës 5:00, apo edhe në orën 6:00.

Transmetimi

Dueli mes dy luftëtarëve pritet të transmetohet në televizionin kabllor Ipko në Kosovë. Ndeshjen do ta transmetojnë kanalet e sportit Supersport.

Për dallim nga Kosova, në shumë shtete të botës ndjekja e këtij meçi është i mundur vetëm për pagesës së veçantë, pra, pay-per-view.

Pse Mayweather vendosi të ndeshej me McGregor?

Është një pyetje e drejtë, pasi para së gjithash, vetëm njëri prej tyre është boksier profesionist.

Të dy luftëtarët kanë arsyet e tyre për t’u ndeshur kundër njëri-tjetrit, por shuma marramendëse e parave që do të fitojnë të dy boksierët është një nga arsyet kryesore. Të dy mund të fitojnë më shumë se 100 milion dollarë nga ky meç.

Nga një pikëpamje tjetër, dy luftëtarët duan që të dëshmojnë më shumë sesa kanë bërë deri më tani. Ata, të dy, kanë dominuar në disiplinat e tyre ku kanë garuar, dhe duan të shkojnë më tej duke zhvilluar meçin mes tyre.

Ky meç do të jetë i veçantë, për faktin se njëri është luftëtar i UFC-së, ndërsa tjetri boksier profesionist.

A nuk duhej që Floyd Mayweather tashmë të ishte në pension?

Po, Mayweather u pensionua për herë të dytë në vitin 2015 pasi mposhti Andre Berton, herën e parë ai kishte paralajmëruar tërheqjen, 10 vjet më parë pas duelit me Ricky Hatton.

Megjithatë, Mayweather, i njohur me nofkën “Money” (Paraja), tha se do të kthehej sërish aktiv për t’u ndeshur me McGregor.

“Gjëja e vetme që më intereson është lufta ndaj Conor McGregor”, tha Mayweather. “Unë jam një biznesmen dhe kjo [lufta v.j] ka kuptim në biznes. Unë besoj në atë që unë dhe [këshilltari] Al Haymon kemi folur dhe diskutuar.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat