Ja uniformat që Mayweather e McGregor do të veshin në momentin e daljes në ring

Boksi

Ja uniformat që Mayweather e McGregor do të veshin në momentin e daljes në ring

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 00:22
Floyd Mayweather

Floyd Mayweather do të ngjitet në ring me klas, ashtu si dhe gjithnjë është karakterizuar karriera e tij. Boksieri amerikan ka treguar sot se çfarë do të veshë në momentin që do të përshkojë rrugën nga dhoma e zhveshjes deri në ring.

Një veshje me kapuç që është dizenjuar nga stilisti gjerman Philipp Plein, me ngjyrë të zezë dhe të verdhë, të cilin sportisti i pamposhtur i ringut do ta mbajë të veshur derisa të nisë sfida.

Image

Ndërsa kampioni irlandez i arteve marciale mikse, që debuton në sportin e boksit, do të veshë një uniformë thuajse të ngjashme me atë të amerikanit, por që është dizenjuar nga stilistja e famshme italiane, Donatella Versace. Uniformën e ka postuar në faqen e tij zyrtare “Instagram” vetë kampioni irlandez i UFC-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat