Milionat që fituan Mayweather dhe McGregor

Boksi

Milionat që fituan Mayweather dhe McGregor

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:49
Mayweather dhe McGregor

Floyd Mayweather e ka mposhtur Conor McGregor në kategorinë e lehtë, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather e ka fituar të ashtuquajturin meçin e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ndërprerje të luftës nga gjyqtari.

Pas kësaj fitoreje Maywetaher ka përfituar 100 milionë dollarë, ndërsa McGregor vetëm 30 milionë dollarë, shumë më shumë sesa kishte fituar ndonjëherë në UFC, shkruan Marca.

Nga ky meç në përgjithësi u përfituan 350 milionë, duke u bërë kështu meçi më i shtrenjtë në histori, duke lënë pas meçin Maywetaher- Pacquiao me 250 milionë dollarë, ku edhe aty amerikani kishte fituar rreth 100 milionë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat