Çka ka ngrënë Mayweather çdo ditë para meçit me McGregor?

Boksi

Çka ka ngrënë Mayweather çdo ditë para meçit me McGregor?

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 16:00
Floyd Mayweather

Floyd Mayweather ka ngrënë drekën e njëjtë çdo ditë deri në mbrëmjen e meçit me Conor McGregor, të cilin e fitoi, me ç’rast e vulosi bilancin rekord, pa humbje, prej 50-0.

Kuzhinieri i tij, J Santiago, i ka thënë TMZ-së se dieta  e bokserit përbëhej nga vezët, pomfritët e shtëpisë, proshutë derri, virshlle gjeldeti dhe kaçamak.

Ndërsa pjesa tjetër e mbetur e menysë së tij përbëhej nga pulë skare, sos hudhre, dhe karkalecë të kavërdisur e marinuar.

Por para matjes së të premtes, Mayweather u desh që t’i hajë vetëm dy banane dhe t’i pijë disa gota ujë për ta arritur peshën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat