McGregor nuk ka bërë asnjë postim në Instagram që pas humbjes

Boksi

McGregor nuk ka bërë asnjë postim në Instagram që pas humbjes

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 21:23
Conor McGregor

Conor McGregor është shumë aktiv në rrjetet sociale, në veçanti në Instagram. Disa javë para meçit me Floyd Mayweather, irlandezi publikonte vazhdimisht imazhe nga stërvitjet në palestër dhe ring, si edhe nga përditshmëria e tij jetësore.

Ai numëron më shumë se 19.3 milionë ndjekës në Instagram, të cilët mezi i presin postimet interesante të aplikuesit të arteve të përziera marciale.

Mirëpo, që nga e shtuna, ata nuk kanë parë asgjë të re nga 29-vjeçari, i cili k hezituar të publikojë imazhe të reja.

McGregor pësoi humbje me nokaut teknik në raundin e tetë përballë boksierit të pamposhtur amerikan, Floyd Mayweather.

Tash kur po e publikojmë artikullin, postimi i tij i fundit është ai disa orë para duelit, në të cilin Conor ka pozuar me flamurin e Irlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat