Ish kampioni i botës në boks në dy kategori të ndryshme, Paulie Malignaggi i ka bër ftesë Conor McGregorit që të ndeshen në ring dhe t’i japin fund “luftës” së tyre.
Malignaggi dhe McGregor prishën marrëdhëniet kur u publikuan foto nga trajnimi i irlandezit, ku shihet Malignaggi në tokë.
“Nëse nuk e rrëzoj Conorin – unë jam një boksier që nuk ka shumë nokaute… Duhet që të penalizohem me një porcion të fitimit sepse nuk e kam nokautuar atë”, tha Malignaggi.