Joshua: Nuk e llogaris Pulevin

Boksi

Joshua: Nuk e llogaris Pulevin

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 11:39
Anthony Joshua

Anthony Joshua do të rikthehet në ring më 28 tetor, teksa në Cardiff do të mbrojë titujt kampionë ndaj bullgarit Kubrat Pulev, në një përballje ku boksieri britanik shihet si favorit. Ai e di këtë gjë, ka kohë që ka nisur përgatitjet dhe beson se titujt kampionë bote në peshat e rënda në kategoritë IBF dhe WBA do të qëndrojnë tek ai edhe këtë vit. “Mezi po pres të rikthehem në ring dhe ju premtoj se do të festojmë sërish së bashku, pasi titujt kampionë do të qëndrojnë me mua”, u është drejtuar Joshua tifozëve të tij përmes një mesazhi në rrjetet sociale, raporton telesport. Britaniku, i pamposhtur në ring, me 19 fitore dhe të gjitha me “KO”, ka falënderuar fansat për mbështetjen. “Ju më njihni dhe e dini që mezi po pres të jem sërish pranë jush. Këtë duel do ta fitoj për ju”, ka thënë më tej kampioni i botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat