KOK-u ndanë mijëra euro për mbulimin e shpenzimeve të karateistit, Alvin Karaqi

Boksi

KOK-u ndanë mijëra euro për mbulimin e shpenzimeve të karateistit, Alvin Karaqi

Më: 14 shtator 2017 Në ora: 11:05
Alvin Karaqi me të bardha

Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbështesë financiarisht karateistin, Alvin Karaqi, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare, të mbajtur ditë më parë në Erzurum të Turqisë.
Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, më mbledhjen e mbajtur më 12 shtator 2017, vendosi që të ndajë 3 mijë euro, për t’ia mbuluar pjesërisht shpenzimet e operimit të gjurit.
Kujtojmë që kjo mbështetje vlen vetëm për sportistët elitarë. Karaqi llogaritet kandidat për të fituar normën olimpike për në “Tokyo 2020”.
Momentalisht, ai renditet në vendin e nëntë në renditjen botërore të kategorisë deri në 84 kg të karatesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat