Aliu: Jam gati për beteja të mëdha

Boksi

Aliu: Jam gati për beteja të mëdha

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 13:25
Berat Aliu

Kikbokiseri i njohur shqiptar, Berat Aliu, më 7 tetor në Ludwigsburg të Gjermanisë do të luftoj për titull bote të federatës Enfusion që pronar për momentin është portugezi Diogo Calados!. Aliu për “ArenaRing” tregon rreth përgatitjeve që po i zhvillon.

“Portugezi Diogo Calado është një kundërshtar mjaft cilësor i cili posedon këtë titull dhe unë tani besoj se do ia marr. Kam besim në vetveten sepse përgatitjet po shkojnë sipas plan programit. Prej javës tjetër do të udhëtoj drejt një qyteti tjetër të Gjermanisë , Darmstadt, për të ushtruar atje nga dy herë në ditë”, tha Aliu i cili me prejardhje është nga Vushtrria, por jeton dhe vepron në Gjermani. Ndryshe, kjo ndeshje do të jetë kryesorja në këtë eveniment dhe pritet një shikueshmëri prej 5000 vetave. Takimi do jetë 5 raunde nga 3 minuta me rregullat e K1 deri në 75 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat