Kosova me dy boksierë në Evropian

Boksi

Kosova me dy boksierë në Evropian

Nga: K.G. Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:55
Pamje nga një garë

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmoi se me dy boksierë do të paraqiten në kampionatin Evropian për juniorë që mbahet në Albena të Bullgarisë. “Nesër kombëtarja e Kosovës udhëton për Bullgari për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Juniorë nga data 17-26 shtator.

Kosova përfaqësohet nga 2 boksierë: 57 kg Erdonis Maliqi dhe60 kg Drilon Thaçi, të cilët janë përzgjedhur nga selektori Shefki Bogujevci. Gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli  do te ndajë drejtësinë në këtë Kampionat Evropian”, ka thënë Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat