Ja reagimi i McGregor pas barazimit në duelin e boksit Golovkin – Alvarez

Boksi

Ja reagimi i McGregor pas barazimit në duelin e boksit Golovkin – Alvarez

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 06:48
McGregor

Kampioni irlandez i arteve marciale mikse ka bërë një koment të veçantë pas barazimit në duelin e boksit të peshave të mes mesme mes Gennady Golovkin dhe Saul “Canelo” Alvarez.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Twitter”, sportisti i arteve marciale mikse tha: “Boksi është një lojë e çmendur”, shoqëruar me një foto provokuese nga sfida e tij në ring me Floyd Mayweather.

Sfida e boksit mes Golovkin dhe Alvarez u mbyll në barazim, pasi një nga gjyqtarët dha rezultatin 118-110 në favor të meksikanit, njëri 115-113 në favor të kazakut dhe njëri barazim, 114-114.

Ndërsa McGregor debutoi në sportin e boksit 3 javë më parë, ku u mund me “KO teknik” në raundin e 10-të nga Mayweather.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat