Zizi i kthehet dorëzave, në ring me një vajzë

Boksi

Zizi i kthehet dorëzave, në ring me një vajzë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 14:12
Zizi i kthehet dorëzave, në ring me një vajzë

Ish boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, ka vizituar klubin e boksit Çair, ku kryetar është vëllai i tij i vogël, Faton Salihu. Ai atje ka mbajtur një seancë të vogël stërvitore duke i treguar boksierëve edhe ca fshehtësira nga ky sport.

Prania e “Zizit” në stërvitje ka qenë një motiv shtesë për boksierët e rinj të këtij klubi me perspektiv të madhe. Ushtrimet nga afër i ka përcjell edhe “ArenaRing”. Ndryshe, kjo ka qen stërvitja e parë më serioze e Aziz Salihut pas sëmundjes që pati disa muaj më parë e që tani është shëruar krejtësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat