Dardan Menxhiqi humb finalen, fiton medaljen e argjendtë

Boksi

Dardan Menxhiqi humb finalen, fiton medaljen e argjendtë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:07
Dardan Menxhiqi ka humbur finalen e Kampionatit Ballkanik nga bullgari, Dimitar Penqev

Kik-boksieri i Kosovës, Dardan Menxhiqi ka humbur finalen e Kampionatit Ballkanik nga bullgari, Dimitar Penqev.

Finalet e kampionatit janë duke u zhvilluar sot në Bjelo Polje të Malit të Zi.

Pas Valdrin Menxhiqit, Gëzim Behramit, në ring u ngjit Dardan Menxhiqi, i cili përball kishte kampionin e botës në fuqi, Dimitar Penqev.

Në një luftë tejet të fortë, në të tri rundet, në fund juria vendosi bullgarin fitues të këtij dueli, megjithatë, Menxhiqi fitoi medaljen e argjendtë, që është medalja e katërt në këtë eveniment ballkanik për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat