Luan Krasniqi befason me fjalë për Dr. Angela Merkel

Boksi

Luan Krasniqi befason me fjalë për Dr. Angela Merkel

Nga: K.Goca Më: 25 shtator 2017 Në ora: 16:26
(Fotot nga një takim i para disa ditëve me Bundeskancelaren Dr. Merkel)

Ish boksieri i mirënjohur botëror, Luan Krasniqi, befason me fjalë të bukura për Dr. Angela Merkel. Ai thuri disa fjalë për mikeshën më të madhe të Kosovës dhe në përgjithësi të shqiptarëve. “Ishte kënaqësi e veçantë, që mbrëmë, në cilësinë e mysafirit, të jam i pranishëm në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani përkatësisht në selinë e CDU, parti kjo e cila doli fituese dhe, nga votuesit, u autorizua të formoj qeverinë e vendit që do të udhëhiqet, për herë të katërt, nga Bundeskancelarja Dr. Angela Merkel. Dr. Merkel dhe mikun tim Kauder e të tjerët, i përgëzova për fitoren i bindur se edhe mëtej, si edhe deri më tash, Gjermania mike e qeverisur nga CDU dhe partnerët e saj, do të jenë në mbështetje të avancimit të proceseve për të mirën e njerëzve”, shkruan Krasniqi.

(Fotot nga një takim i para disa ditëve me Bundeskancelaren Dr. Merkel).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat