Jakaj përgatitet për meçin e dytë profesionist

Boksi

Jakaj përgatitet për meçin e dytë profesionist

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 12:54
Bernardin Jakaj

Boksieri me prejardhje nga Gjakova, por që ushtron dhe vepron në Austri, Bernardin Jakaj më 25 nëntor në Austri do të ngjitet në ring. Për djaloshin 20 vjeçar kjo do jetë ndeshja e tij e dytë në boksin profesionist. Ai për “ArenaRing” tha se përgatitjet për këtë duel po i zhvillon në Vjenë. “Ka tre javë që kam fillua më përgatitje intensive për këtë meç dhe të njëjta po i zhvilloi në Vjenë në klubin boxteam vienna. Këtu përveç se po punoj në aspektin tekniko taktik dhe fizik, kam edhe sparingje të mirë. Kundërshtarin ende nuk e di, por kushdo që më paraqitet unë do shkoj për fitore”, deklaroi Jakaj. Ndryshe, kosovari është nën menaxhimin e kompanisë Sh&Sh Boxpromotion të vëllezërve Shpëtim dhe Shkëlqim Shala. Ndeshjen e parë në boksin profesionist ai e zhvilloi në Pejë, kur edhe mposhti me ndërprerje në raundin e tretë maqedonasin Ice Trajkoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat