Bellew dhe Haye do të takohen përsëri

Boksi

Bellew dhe Haye do të takohen përsëri

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 17:55
Tony Bellew dhe David Haye

Është konfirmuar ndeshja në mes të Tony Bellew dhe David Haye, e cila do të mbahet në ‘The O2 Arena’, më 17 dhjetor.

Dy rivalët britanikë ishin ndeshur edhe një herë, në mars të këtij viti, në një betejë ku fitues doli Bellew.

Bellew ka shprehur vendosmëri që ta fitojë edhe betejën e dytë përballë Haye-s, duke thënë se do t’ia përfundojë karrierën atij, ndërsa Haye e ka quajtur ‘mungesë të fatit’ humbjen e parë nga Bellew.

Bellew është kampion botëror i WBC, në kategorinë e peshave të mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat