Cili ka qenë stili i boksit mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës, flasin Bogujevci e Gashi!

Boksi

Cili ka qenë stili i boksit mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës, flasin Bogujevci e Gashi!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2017 Në ora: 19:54
Pamje nga rrahja

Nënkampioni i botës në boks për amatorizëm në vitin 1978, Mehmet Bogujevci, nuk ka dashur të komenton se cili ka qenë stili i boksit në mes deputetëve Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës.  Krasniqi i Vendvendosjes e ka grushtuar tri herë Zekën e Nismës, pasi ky i fundit e ka quajtur përdhunues, rrugaç, lopë etj. Në pyetjen drejtuar Bogujevcit, se çfarë stili i boksit ka qenë, ai përgjigjet shkurt për gazetën kombëtare “Bota sot”: “Nuk ka stil aty. Është marre, nuk i ka hije deputetëve. Nuk dua me u marrë me ta”.   Ish boksieri dhe trajneri aktual i Prishtinës, Gazmend Gashi, tha: “Grushtet ndërmjet deputetëve në debatin TV tregon në rend të parë kulturën e tyre, nuk duhet të shikohet stili po duhet të bashkohemi se vetëm te bashkuar mund ta largojmë armikun nga vendimmarrja e vendit”.

“Ishte grusht i rrugëve, po mbi të gjitha nuk është shembull i mirë për gjithë audiencën qe e shikuan një veprim të paedukatë në transmetim live TV. Gjitha votat e qytetarëve me këtë veprim këta i hodhën poshtë.

-Këta nuk janë zëri i qytetarëve. Turp!”, ka thënë Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat